42-vjeçari shqiptar ‘hero’, shpëtoi një grua në Itali

448
42-vjeçari shqiptar Gramoz Prifti është shndërruar në heroin e ditës në Itali, pasi ka shpëtuar një grua që po rrezikonte të mbytej në një gropë me ujë rreth 2 metra të thellë.
Mediat në Itali shkruajnë se 42-vjeçari po punonte në një kantier ndërtimi në Brescia kur ka dëgjuar thirrjet për ndihmë. Pa u menduar dy herë ai është futur në ujë dhe e ka shpëtuar gruan, pa pritur që të mbërrinin forcat e ndihmës së shpejtë. 42-vjeçari Gramoz Prifti është baba i dy fëmijëve. Pas kësaj ngjarjeje atij nuk i pëlqen ta quajnë hero, duke thënë: “Mendova se kjo mund t’i ndodhte edhe dikujt nga familja ime dhe nuk u mendova dy herë, por u futa në ujë dhe e shpëtova”.
Sigal