400 mijë euro nga lotaria vjetore në Spanjë i fiton refugjati senegalez

554
Një refugjat nga Senegali që udhëtoi nga Europa me anije ka fituar 400 mijë euro nga lotaria vjetore e Krishtlindjeve në Spanjë.
Senegalezi, i quajtur Ngagne, udhëtoi nga Maroku për në Spanjë në vitin 2007.
Mbajtësit e biletave në qytezën e tij bregdetare në Roquetas de Mar, fituan çmimin e parë dhe një pjesë të 640 mln eurove nga lotaria.
Ndagne tha për një gazetë spanjolle se ai dhe bashkëshortja e tij shpesh nuk kishin as 5 euro në fund të ditës.
35-vjeçari dhe bashkëshortja e tij u shpëtuan në një ishull të Tenerifes, kur udhëtuan me anije drejt Europës.
Ata tani jetojnë në Roquetas de Mar, që ndodhet në brigjet jugore të Spanjës.
“Ishin 65 persona me ne në anije,” tha ai për gazetën La Voz de Almeria. “Dua të falenderoj spanjollët dhe qeverinë spanjolle që më shpëtuan kur isha në det”.
Sigal