40 persona humbin jetë nga i ftohti në Poloni

444
Zyrtarët në Poloni thonë se mbi 40 persona kanë vdekur nga hipotermia apo si rezultat i temperaturave të ulëta në male.
Zëdhënësja e policisë polake, Bozena Wysocka, tha sot se 39 persona kanë vdekur nga të ftohit që ka 1 nëntori, duke përfshirë edhe 21 persona që kanë vdekur fundhjavën e kaluar kur temperaturat kanë rënë në minus tetëmbëdhjetë gradë Celsius.
Ekipet e shpëtimit në malet Tetra kanë njoftuar se gjashtë turistë janë gjetur të ngrirë në akull pas datës 25 dhjetor.
Ekipet e shpëtimit iu kanë bërë thirrje turistëve që të heqin dorë nga udhëtimet në malet e larta, ku bora ka arritur në 2.6 metra.
Marrë nga: Evropa e Lirë
Sigal