4 të vrarë nga një sulm në një shkollë në Kanada, arrestohet autori

515
Kanadaja është tronditur nga një sulm me armë në një shkollë të mesme, ku si pasojë katër persona kanë humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Saskatchevvan, ku autor i sulmit ëshë një burrë, emri i të cilit nuk është bërë publik, por mësohet se është arrestuar nga autoritetet.
Mediat kanë raportuar se ky person ka qëlluar edhe dy vëllezërit e tij, përpara se t’i drejtohej shkollës së mesme.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudu, i cili ndodhej në forumin ekonomik botëror të Davosit në Zvicër, gjatë kohës së sulmit.
Ai tha se ky është një moment mjaft i vështirë për vendin e tij, duke shtuar se një sulm në shkollë është makthi më i keq për çdo prind.
Në mbyllje, Trudu falenderoi forcat policore, të cilat sipas tij parandaluan një incident që mund të kishte patur pasoja edhe më tragjike. Në gjimnazin ku u krye sulmi studiojnë afro 900 studentë.
Sigal