4 skiatorë vdesin në Alpe

498
Katër skiatorë kanë humbur jetën në Alpet zvicerane dhe pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë pasi moti i keq i detyroi ata që të kalonin natën jashtë. Alarmi u dha kur skiatorët arritën në lartësinë malore më shumë se 3 mijë metra mbi nivelin e detit. Policia tha se viktimat janë nga Franca, Italia dhe Gjermania.
Sipas BBC, njëri prej viktimave u vra pasi u rrëzua, kurse tre të tjerë ndërruan jetë si pasojë e hipotermisë pasi u detyruan të qëndronin jashtë gjatë gjithë natës. Ky incident ne Alpet franceze pason vdekjjen e 3 skiatorëve spanjollë muajin e kaluar, që u goditën nga orteku
Sigal