4 shqiptarë kandidatë për deputetë në Itali

1042
Sigal

Në garë për të qenë pjesë e parlamentit të ri italian janë edhe 4 kandidatë shqiptarë. Bëhet fjalë për shqiptarë që jetojnë në Itali prej vitesh, që kanë marrë nënshtetësinë e këtij vendi dhe që duan të japin kontributin e tyre edhe në jetën politike.

Një ndër ta është 33-vjeçari Emiliano Biraku me profesion ekonomist, prej vitesh aktiv me Partinë Demokratike të Mateo Rencit dhe që kandidon për deputet në Romë.

Për partinë më të madhe në pushtet kandidon edhe Aneta Ngucaj, shqiptarja me origjinë nga Vlora, e cila garon në Alto Adixhe.

Elona Gaxha me profesion infermiere kandidon në Peruxhia për lëvizjen politike piuEuropa, themeluar nga ish-ministrja e jashtme italiane Ema Bonino.

Ndërsa Anita Likmeta me prejardhje nga Durrësi është aktiviste e lëvizjes së re politike “10 Volte Meglio” dhe garon në listën e kandidatëve të saj.