Vrapimi i demave në Spanjë, një burrë çahet me brirë që ditën e parë

549
Sigal

Një person u godit keq nga një dem dhe dy persona të tjerë pësuan traumë të kokës gjatë ditës së parë të festivalit më të njohur të Spanjës në qytetin verior të Pamplonas të dielën, tha Kryqi i Kuq.

Një burrë u fut në ambulancë me barelë menjëherë pas goditjes, nëpër rrugët e ngushta të qendrës së qytetit mesjetar, gjatë vrapit të demave, i cili zgjati dy minuta dhe 41 sekonda.

Mijëra vrapues, të veshur me të bardha kokë e këmbë, me shami të ndritshme të kuqe, mblidhen çdo vit dhe vrapojnë në rrugë ndërsa demat t i ndjekin nga pas të egërsuar. Mirëpo, çdo vit ka pasur incidente.

Vendasit dhe turistët bashkohen në orën 8 të mëngjesit çdo ditë për ta vazhduar këtë garë deri të dielën e ardhshme.

ImageImage

ImageImageImageImageImageImageImageImage