350 shtëpi të shqiptarëve në veri të Kosovës janë blerë nga Serbia

547
Mbi 350 shtëpi dhe shumë banesa të shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës Qeveria e Serbisë i ka blerë duke ofruar shuma marramendëse.
Më së shumti shtëpitë , shqiptarët i kanë shitur në “Lagjen e Boshnjakëve” mbi 120, por numër të madh të shtëpive të shqiptarëve qeveria serbe i ka blerë edhe në lagjet tjera veriore me shuma marramendëse.
Shqiptarët e veriut thonë se janë shitur mbi 60 për qind e pronave të tyre në mesin e të cilave edhe banesa, të cilat paraprakisht janë uzurpuar nga serbët.
Në këtë mënyrë, duke blerë shtëpitë e shqiptarëve Serbia bën spastrimin etnik në veri të Mitrovicës, shkruan gazeta “Zëri”.
Sipas shqiptarëve të veriut, pronat e tyre po shiten me ndërmjetësimin e “matrapazëve dhe të avokatëve”, ndërkohë që trendin e shitjes së pronave të shqiptarëve në veri nuk mund ta ndalë askush, madje nuk ka as përpjekje për një gjë të tillë. 
Sigal