320 milionë euro jep Tokio, për refugjatët sirianë dhe irakenë

539
Parlamenti japonez miratoi sot dhënien e rreth 320 milionë eurove ndihma kryesisht humanitare për refugjatët dhe të shpërngulurit që i largohen dhunës në Siri dhe Irak.
Kjo shumë i shtohet ndihmës së shpallur vitin e kaluar, prej 740 milionë eurove për të mbështetur refugjatët si në vendin e tyre dhe jashtë.
“Shuma prej 320 milionë eurove bënë pjesë në një zgjerim buxhetor të miratuar sot nga Parlamenti për vitin 2016”, theksuan një zëdhënës i Parlamentit dhe një përgjegjës i ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Këto mjete financiare kanë për qëllim stabilizimin e Sirisë dhe të Irakut”, deklaroi dje në mbrëmje ministri japonez i Punëve të Jashtme, Fumio Kishida.
Sigal