30 vjet më parë, Steve Jobs tha se 1 gjë është më e fuqishme se teknologjia

569
Për një tip si Steve Jobs ishte një deklaratë e jashtëzakonshme, dhe është një gjë, të cilën të gjithë mund ta zbatojmë në jetë.
Steve Jobs dha një dorë në krijimin e produkteve të njohura që ndryshuan industri të tëra. (Smartphone-t, muzikën).
Por, ndërsa ai besonte në idetë e tij dhe në fuqinë e teknologjisë, Jobs besonte edhe më fort në shfrytëzimin e ideve, krijimtarisë dhe fuqisë së njerëzve.
Ja çfarë thoshte ai në një intervistë për “Inc”, në vitin 1989:
“Unë mendoj se njerëzit janë në thelb ndërtues mjetesh, dhe kompjuteri është mjeti më i shquar që ne kemi ndërtuar ndonjëherë. Vështirësitë e mëdha që shumë prej nesh kishin në vitet 1970, kishin të bënin me rëndësinë e vënies së këtij mjeti, në duart e individëve.
Le të themi që – për të njëjtën sasi parash që ndërton kompjuterin më të fuqishëm në botë – mund të bësh 1000 kompjutera me një të mijtën e fuqisë, dhe t’i vendosësh në duart e 1000 njerëzve krijues.
Ju do të merrni më shumë duke bërë këtë, se sa duke patur vetëm një njeri, që përdor kompjuterin më të fuqishëm në botë. Sepse njerëzit janë në thelb krijues. Ata i përdorin mjetet, në mënyra që krijuesit e këtyre mjeteve, kurrë nuk mendonin se do të ishte e mundur. Dhe një herë që një person kupton se si të bëjë diçka me atë mjet, ai ose ajo, mund ta ndajë atë me 999 të tjerë.
Për çdo përmirësim që mund të bëjmë në mjetet që u japim njerëzve, ne mund të përmirësojmë rezultatet përfundimtare edhe më shumë, falë kësaj”.
Jobs ishte i famshëm për qasjen “ose s’i them unë, ose ik”. E megjithatë, ai besonte në fuqinë e shfrytëzimit të krijueshmërisë, aftësisë së zgjidhjes së problemeve dhe inteligjencës së sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur.
Gjë që mund ta bëni dhe ju.
Mos mendoni që i keni gjithë përgjigjet. Shfrytëzoni fuqinë e njerëzve që keni përreth.
Nuk dini se si?
Pyetini. Në fund të fundit, Jobs ka thënë edhe që “të kërkosh ndihmë, kjo i ndan ata që arrijnë gjëra nga ata që vetëm ëndërrojnë”.
Shumica do të jenë të kënaqur të ndihmojnë. Të gjithë duan të ndjehen të vlerësuar dhe respektuar, dhe t’u kërkosh mendimin e tyre njerëzve, ëshë një mënyrë e mrekullueshme për të treguar se i vlerëson dhe respekton.


Sigal