30 të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 trenave në Kaljari

431
Sigal

Dy trena janë përplasur mëngjesin e sotëm në metropolitanën e qytetit të Kaljarit në Itali.
30 persona kanë mbetur të plagosur, shumica e të cilëve studentë që në atë orë të mëngjesit udhëtonin drejt institucioneve të tyre mësimore. I plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i njërit prej trenave e gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Aksidenti ka ndodhur pas një përplasje frontale mes tyre për shkak të mosfuksionimit të komandës së ndërrimit të shinave.
Dy trenat udhëtonin në një binar unik e përplasja e tyre qe e pashmangshme. Aksidenti ka ndodhur në oran 8.15 pranë stacionit të qëndrës tregtare Auschan.