3 të vdekur pas të shtënave me armë në një festë në SHBA

453
Të paktën tre viktima dhe një i plagosur është bilanci aktual i të shtënave me armë gjatë një feste të rinjsh në SHBA. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mukilteo, në afërsi të Seattle. Sipas policisë amerikane e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, e gjitha ka ndodhur gjatë një feste. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë treguar se kanë dëgjuar së paku 20 të shtëna. Policia pas ndërhyrjes ka mundur të arrestojë autorin, ndërkohë që po hetohet për shkakun e ngjarjes.
Sigal