3 shpërthime pranë institucioneve në Kairo, 27 të plagosur

504
3 shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin Egjiptian, Kairo. Bombat të cilat shkaktuan shpërthimin ishin vendosur pranë një ndërtese shtetërore dhe një gjykate.
Sipas raportimeve të para numri i të plagosurve është 27, midis tyre edhe gjashtë oficerë policie. Sulmi u mor përsipër nga një grup i quajtur “Blloku i zi egjiptian” me anë të një komunikimi në Facebook.
Sipas ministrisë së brendshme egjiptiane atentatori ndali makinën e tij në të cilën ishte montuar bomba , përpara ndërtesës së sigurisë kombëtare dhe më pas u arratis nga vend i ngjarjes me një motorcikletë.
Mediat vendase flasin për një numër të madh dëmesh material, përfshirë automjetet dhe godinat pranë zonës së shpërthimit.
Këto sulme vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti i vendit Al Sisi ashpërsoj ligjet kundër terrorizmit, për të ulur aktivitetin e xhihadistëve të cilët kanë shtuar ndjeshëm sulmet e tyre gjatë muajve të fundit. 
Sigal