3 ditë para Referendumit, Qytetarët grekë fajësojnë qeverinë për situatën

480
3 ditë larg referendumit për të vendosur të fatin e vendit, grekët janë konfuzë por edhe të tmerruar pasi kryeministri i tyre Aleksis Tsipras, i ka kërkuar sërish popullit të tij të refuzojnë paketën e ndihmës nga ndërkombëtarët.
A do të rregullohen marrdhëniet e Athinës me partnerët e BE-së? Kjo do të jetë e vështirë për tu përcaktuar, të paktën jo përpara referendumit të së dielës, ku grekët me votën e tyre do të vendosin të ardhmen e vendit.
Më pak se 24 orë, pasi Tsipras shkroi një letër këshilluese për kreditorët, duke i kërkuar një marrëveshje të re që mund të përfshinte disa kërkesa dhe sugjerime të Athinës zyrtare, Tsipras krejt papritur e hodhi poshtë këtë tentativë paqeje, në një dalje televizive.
Greqia është shantazhuar, tha shefi i qeverisë, ndërsa i kërkoi popullit të tij të votojë “PO” të dielën.
Kjo javë ka qënë e vështirë për Greqinë, dhe për grekët atmosfera nuk është aspak e mirë me ofertat e orëve të natës e mesazhet e përcjella nga qeveria e majtë.
“Njerzit e kanë humbur fare. Dhe ky është i gjithë faji i qeverisë, 100%, faji it ë gjithë politikanëve dhe politikës greke. Ata janë të vetmit që duhen fajësuar për këtë situatë” tha Thanos Stamou, një pensionist.
“Jemi shumë shumë të shqetësuar sepse mendoj se është shumë e vështirë situata në kohën kur njerzit po presin në rradhë për të marrë vetëm 50 euro dhe ne shohim tani qeverinë që po rri kot, po përpiqet kot, nuk po bëjnë asgjë. Ata dërguan disa propozime dhe në të njëjtën kohë po i kërkojnë qytetarëve të japin opinionin e tyre për një gjë që tashmë s’duhet të vihet më në diskutim. Është cmenduri. Ne s’dimë ctë bëjmë” tha Nicole Papathanasopoulo, një avokate 47 vjecare.
“Nuk duam asnjë marrëveshje të re, asnjë propozim të ri nga kryeministri ynë sepse ai është bërë i pabesueshëm. Thotë një gjë dhe një orë më pas një gjë tjetër, duke na humbur besimin. Dhe ky besim do një kohë shumë të gjatë të rifitohet. Nuk e besoj se gjërat do të jenë të lehta, pavarësisht rezultatit të referendumit. Do të jemi në një situatë shumë të dobët” tha Stavros Nasiou.
Ndonëse kanë mbetur 3 ditë nga referendum, kostot e gjithckaje duket se po bien mbi qeverinë greke, ndërsa qytetarët të rinj e të moshuar mbeten në rradhë përpara cdo ATM-je, për të tërhequr paratë e limituara.
Përvec popullit, edhe të përditshmet greke duket se janë të ndara në qëndrime.
“Skenari i keq, skenari më i keq dhe skenari i tmerrshëm” shkruan në kryeartikullin e saj gazeta Ta Nea.
Humbje serioze që mund të arrijnë deri në 55% të depozitave në bankat greke, nëse kriza zgjat qoftë edhe për pak ditë, shkruhet në brendësi të editorialit.
Në gazetën e majtë “Efimerida” shkruhet: “Makina e terrorit” shoqeruar me fotografinë e kancelares gjermane Angela Merkel, ministrit gjerman të financave Ëolfgang Schaueble, shefen e FMN-së Christine Lagarde, shefin e Eurozonës Jeroen Djisselbloem, kreun e BQE-së Mario Draghi, liderin konservator të Demokracisë së Re Antonis Samaras.
Në editorial shkruhet: “Partnerët grekë po shantazhojnë qeverinë greke duke thënë se negociatat mbeten të hapura mbi tavolinë dhe do të vazhdojnë pas referendumit”.
E përditshmja e qendrës së djathtë “Ethnos”shkruan: “Në mëshirë të një konflikti qorr, në pritje të pensionit 120 euro”.
Sipas një sondazhi të Institutit grek “ProRata”, 54% të grekëve deri më tani janë shprehur se do të kundërshtojnë masat e shtrëngimit të FMN-së kundrejt 33% në favor të tyre dhe kundër qeverisë Tsipras.
Të pyetur për mbylljen e bankave, deri më 6 korrik, pas referendumit, 57% e grekëve thanë se do të votojnë “JO” kundrejt 30% që do të votojnë “Pro”. Në krahasim me 2 ditë më parë, ka rënë niveli i qytetarëve që do ti thonë jo të dielën reformave të ndërkombëtarëve, duke shprehur hapur zhgënjimin nga qeveria 6 mujore e Aleksis Tsipras.
Sigal