29 vjeçarja nga Norvegjia demaskon një mashtrues i cili po kërkohet në shumë vende të Europës.

668
Sigal

Cecilie Fjellhoy, 29 vjeç, nga Lillestrom në Norvegji, ka treguar se në rrjetin social Tinder, kishte njohur një djalë i cili i ishte prezantuar si një njeri shumë i pasur me emrin Simon Leviev, duke pretenduar të jetë djali i një tregtari të njohur diamantesh hebre, Lev Leviev.

Ai e quante veten “Princi i diamanteve”, ndërsa 29-vjeçarja ka treguar se në takimin e tyre të parë ai kishte marrë një avion privat për të udhëtuar nga Bullgaria në Londër.

Shimon Hayut, 28 vjeç, dyshohet se ka grabitur edhe shumë femra të tjera me të njëjtin mashtrim.

Katër javë pas lidhjes, 28-vjeçari i kishte kërkuar të resë që të merrte një kredi prej 200 mijë eurosh në emrin e saj sepse ishte në rrezik nga njerëz të frikshim dhe se ai do t’ia jepte paratë në dorë.

Edhe pse i vodhi 200 mijë euro, në një intervistë vajza u shpreh se pjesa më e keqe ishte fakti se ajo kishte humbur një të dashur që nuk ekzistonte. “E urrej veten për atë që bëra. Është kaq e dhimbshme. U shtrova në psikiatri për shkak të mendimeve vetëvrasëse sepse mendoja që nuk kisha rrugë tjetër”, ka thënë ajo.