25 vjet në fron, Mbreti Harold feston pervjetorin me festë në Oslo

490
Familja mbretërore norvegjeze ka festuar 25 vjetorin në fron të mbretit Harold, përmes një feste në ski jashtë pallatit mbretëror në Oslo. Turma njerëzish u mblodhën për të përshëndetur dhe uruar familje mbretërore, ndërsa u organizuan edhe disa aktivitete si snoëbording, ski dhe një rrëshkitëse akulli.

Më herët, familja mbretërore mori pjesë në një shërbim në kishë enkas për përvjetorin e mbretit norvegjez, ku morën pjesë edhe mbretëresha e Danimarkës, Margaret si dhe mbreti Carl Gustav i Suedisë dhe mbretëresha Silvia.

Mbreti harold i pestë, ka lindur në vitin 1937. Ai u kurorëzua mbreti i Norvegjisë në vitin 1991, pas vdekjes së babait të tij, Olav, nga një atak kardiak. Ai u martua me Sonjën, një qytetare e thjeshtë dhe kanë bashkë 2 fëmijë, princin Haakon dhe princeshën Martha Louise dhe kanë 5 nipër e mbesa. Në këto pamje, familja mbretërore duket se e ka shijuar më së miri këtë feste në aktivitete të ndryshme.
Sigal