25 000 kristale “Swarowski” ndezën Pemën në Qendrën “Rockerfeller” NYC

715
Nju Jorku përsëriti të mërkurën një traditë që e mban prej 8 dekadash. Kurora e dizenjuar nga Swarovski ka 25 mijë kristale.
Shumë turistë dhe njujorkezë asistuan në zonën qendrore të Manhatanit në një natë të ngrohtë dhe nën masa të rrepta sigurie për të parë ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes në qendrën Rokfeler. Pema do të ndriçojë çdo natë deri në datën 7 janar. Ditën e Krishtlindjeve dritat do të rrinë ndezur 24 orë. Pas festave pema do t’i dhurohet një organizate jofitimprurëse “Habitat for Hummanity” dhe do të shkojë për ndërtimin e ndërtesave për të pastrehët. Kurora e pemës është zbukuruar që nga 2004 nga një yll që mban firmën e Swarovski-it me 25 000 kristale dhe ka një diametër prej 3 metrash. Ndezja iu la në dorë prezantuesve më të njohur të NBC-së, Savannah Guthrie, Hoda Kotb dhe Al Roker. Ceremonia e 85 u prezantua nga NBC dhe dritat ndenjën të ndezura deri në orën 21.00 me orën lokale. Morën pjesë artistë si Brett Eldredge, Jennifer Nettles, Leslie Odom Jr, Pentatonix, Gwen Stefani dhe The Tenors. Festimet këtë vit do të jenë nën masa të rrepta sigurie pas atentatit të 31 tetorit, ku një burrë nën drejtimin e një kamioni shkoi drejt World Trade Center, në të cilën mbetën të vrarë 8 persona. Pema është pishë norvegjeze prej 22 metrash dhe peshon më shumë se 12 ton, e ndriçuar nga 50 000 drita Led shumëngjyrëshe. Ndezja e dritave të pemës shënon fillimin e festimeve.
Sigal