24 mars 1999 – Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

6630
Pas dështimit të përpjekjeve diplomatike
Gjatë bisedimeve dhe kryesisht pas dështimit të përpjekjeve diplomatike, kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtare u shtua dukshëm. Ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare u bë në atë çast kur konflikti ndodhej tashmë në një gjendje shkallëzimi të rrezikshëm. Shkallëzimi i dhunës duhej ndalur sa më parë që të ishte e mundur. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, më 22 dhe 23 mars 1999 kërkoi që forcat e armatosura jugosllave të ndërprisnin menjëherë ofensivën e tyre në Kosovë. Po më 23 mars, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKS-së me anë të së cilës e njoftonte atë për një varg incidentesh të cilat shprehnin një përkeqësim dramatik të veprimeve ushtarake të RFJ-së pas largimit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së tërhiqte 110 vëmendjen për katastrofën humanitare e cila si pasojë e përdorimit të tepruar të forcës nga RFJ-ja, ishte në zhvillim e sipër165 .
Misionet e huaja nga të vendosura në Kosovë, filluan ta lëshojnë Kosovën dhe të largohen me shpejtësinë në drejtim të Shkupit. Pas dështimit të Konferencës në Rambuje filluan përgatitjet intensive të NATO-së për fillimin e aksioneve ushtarake kundër Serbisë të planit të përgatitur më herët dhe të aprovuar nga NATO-ja166 . Më 24 mars 1999 pasi nuk kishte mbetur asnjë alternative tjetër për të detyruar Millosheviçin të ndërpriste brutalitetin dhe represionin kundër popullsisë civile që e vazhdonte me shkatërrime të mëdha të çdo gjëje shqiptare nga një vit, forcat ajrore të NATO-së rreth orës 18: 15 filluan sulmet kundër Jugosllavisë me objektiva mbrojtjen ajrore, radarët, qendrat ushtarake të komandimit, aeroportet ushtarake. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Havier Solana të mërkurën në mbrëmje deklaroi: “ Unë u informova nga SACEUR( komandant supreme për Evropën), gjenerali Klark së në këtë moment filluan operacionet ajrore të NATO-së kundër objektivave në RFJ. Përgjegjësia për goditjen ajrore i takon presidentit Millosheviç i cili ka refuzuar të ndërpresë veprimet e dhunshme në Kosovë dhe nuk ka pranuar të bisedojë me vullnet të mirë. Veprimet tona drejtohen kundër politikës shtypëse të udhëheqjes jugosllave167 . Me rastin e fillimit të sulmit, Presidenti amerikan Bill Klinton në një fjalim drejtuar popullit amerikan argumentoi shkaqet e ndërhyrjes së NATO-së:” 
Arsyet që ne sulmuam Serbinë janë: humanitare, të perspektivës dhe strategjike168”. Gjithashtu presidenti amerikan potencoi se Millosheviçi zgjodhi agresionin në vend të paqes dhe sulmi u ndërmor pas përpjekjeve të shumta dhe të përsëritura për të gjetur zgjidhjen paqësore për Kosovën. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bleir bëri të njohur po atë mbrëmje kombit të tij se pasi Millosheviçi nuk pranoi të ndalë dhunën e tmerrshme e të pranonte përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen paqësore të përkohshme të çështjes së Kosovës bota e qytetëruar nuk mund të lejojë akte të tilla dhune dhe agresioni në zemër të Evropë169. Disa herë Bashkësia Evropiane i ka premtuar Beogradit kthimin në organizatat ndërkombëtare dhe heqjen e sanksioneve nëse arrihet një marrëveshje paqësore përgjigja e Beogradit ishte mosrespektim i marrëveshjeve dhe grumbullimi i gjithnjë e më i madh i trupave në Kosovë. Presidenti i Rusisë, Boris Jelcin i konsideroi sulmet e NATO-së një gabim tragjik pak minuta para sulmit presidenti Klinton e kishte informuar dhe i kishte kërkuar të mos dëmtohen marrëdhëniet mes dy vendeve, Rusia kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit dhe tërhoqi ambasadorin e saj nga NATO. Kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko duke iu drejtuar kombit shqiptar theksoi se “ Ne do të ofrojmë të gjitha lehtësitë që ky operacion të zhvillohet në përputhje me planet e Aleancës për të goditur arsenalin ushtarak serb dhe ne bashkë me aleatët tanë strategjik jemi gati për të paguar këtë çmim e për të përballuar çdo aventur që mund të ndërmarrë Beogradi kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Kryetarët e shteteve e qeverive të Bashkimit Evropian të mbledhur në Berlin në deklaratën e tyre të përbashkët theksuan gatishmërinë dhe përgjegjësinë për zhvillimin paqësor të kontinentit se flisnin me një zë për misionin e vështir në Kosovë, se i jepnin mbështetje të plotë NATO-së për të kryer sulmet ajrore me anë të cilave pala serbe do të detyrohet të pranojë kushtet e paqes170. NATO e nisi fushatën ajrore me qëllim që të parandalonte një katastrofë humanitare-vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës si dhe të ruante sigurinë rajonale duke i imponuar Beogradit planin e paqes për Kosovën në Rambuje171. 
Duke parë se serbët kishin shtuar krimet dhe shkatërrimet kundër popullit shqiptar dhe mijëra të pafajshëm i nënshtroheshin një brutalitet çnjerëzor dhe shpërnguljen me forcë pas djegies dhe shkatërrimeve dhe nuk jepnin asnjë shenjë të pranimit të rrugës paqësore të zgjidhjes se krizës. Që nga fillimi i sulmeve të NATO-së deri më 26 mars 1999, arritën 260 mijë të zhvendosur me forcë nga Kosova në Shqipëri, Malin e Zi, ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Bosnje, Bullgari, Turqi. Në kufirin midis Kosovës dhe ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, autoritetet policore e ushtarake të këtij shteti që ka gjysmën e popullsisë shqiptare vononin hyrjen e të shpërngulurve me arsyetimin e regjistrimit sepse policia dhe ushtria serbe u kishin grisur kartat e identitetit dhe çdo lloj dokumenti tjetër deri në dokumentacionin e mjeteve lëvizëse, duke u hequr edhe targat172. Trupat serbe përdorën armatim të rëndë, duke vrarë dhe masakruar civilë shqiptar të pambrojtur, gjithashtu Millosheviçi dëshironte të bënte spastrim etnik, makina ushtarake serbe dogji 120.000 shtëpi dhe u dëbuan nga trojet e veta rreth 1 milion shqiptar, në Shqipëri u vendosën 500.000, në Maqedoni 250.000 në Bosnjë 50.000173 . NATO dhe SHBA përsërisnin se nuk do të lejonin pastrimin etnik dhe gjenocidin sidomos në pragun e Evropës. Këtë katastrofë të madhe Serbia e bëri një element kryesor të politikës për të frenuar sulmet e NATO-së. Millosheviçi u dha amnisti terroristëve që të bashkohen me bandat e Arkanit, Mladiçt e Sheshelit për të zbatuar eliminimin e listave të zeza, duke arrestuar dhe eliminuar personalitetet e njohura shqiptare. Nuk dihet për fatin e përfaqësuesve të forcave politike shqiptare, as të që morën pjesë ne Konferencën e Rambujes e të Parisit në kërkim të paqes në tokën e tyre. Duke shfrytëzuar rastin e sulmeve ajrore të NATO-së ashtu siç ishte deklaruar hapur dhe siç ishte paralajmëruar nga gjenerali Klark, Serbia Brenda një jave do ta boshatiste Kosovën nga popullsia e saj për ta përdorur pastaj si pazarllëk për ndarjen e saj në çdo proces paqeje. Duke përzënë shqiptarët nga shtëpitë e tyre policia dhe paramilitarët dhe bandat serbe u thoshin:”shkoni t’ju mbroj Klintoni, shkoni në Shqipëri atje t’ju mbroj NATO 174”. 
Në Bruksel, zëdhënësi i NATO-s
Në Bruksel zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia shprehet se NATO garanton sovranitetin e Shqipërisë, vlerëson bashkëpunimin e Shqipërisë për përballimin e situatës tepër të rënduar nga të deportuarit dhe thekson se të gjithë shtetet anëtare do të ndihmojnë në ngritjen e tendave në dërgimin e ndihmave, se forcat që do të shkojnë në Shqipëri do të lehtësojnë operacionin e vështir të përballimit të situatës së rënduar nga të deportuarit , kryeministri shqiptar Pandeli Majko theksoi se NATO, ka zënë vend të veçantë në historinë popullit shqiptar. Gjatë fushatës ajrore kundër Jugosllavisë NATO-ja bëri gjithsej 38.400 fluturime nga këto në 10.484 u bënë bombardime nga ajri, u hodhën gjithsej 26.614 raketa. 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën barrën kryesore ku forcat e saj bënë mbi 60% të numrit të përgjithshëm të fluturimeve dhe mbi 80% të numrit total të bombardimeve, SHBA po ashtu kishte rolin dominues në realizimin e aspekteve më modern të fushatës ajrore. Bombardimet ajrore zgjaten plotë 78 ditë nga 24 mars 1999 e deri më 9 qershor të vitit 1999 kur në Kumanov u nënshkrua marrëveshja midis përfaqësuesve të NATO-së dhe gjeneralëve të Serbisë. Forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 10.000 civil shqiptar dogjën mbi 100.000 shtëpi, shkatërruan dhe plaçkitën pasurin e shqiptarëve dhe morën si pengje dhe robër të luftës një numër të madh të shqiptarëve dhe në mënyrë flagrante shkeli Konventat e Gjenevës të cilat, përcaktojnë të drejtën e luftës. Me marrëveshjen e Kumanovës u arrit që brenda 11 ditëve të tërhiqen të gjitha forcat e armatosura jugosllave nga Kosova dhe të hynë trupat e NATO-së më 10 qershor 1999. 
Trupat e NATO-së ( KFOR-it), në Kosovë u vunë nën komandën e gjeneralit të NATO-së, M. Xheksonit ndërsa si përfaqësues i OKB-së u emërua diplomati francez, B. Kushner. Tërheqja e forcave serbe (Marrëveshja e Kumanovës) Nënshkrimi i Marrëveshjes tekniko-ushtarake midis ushtrisë jugosllave dhe NATO-s, të cilën e përfaqësonte gjenerali Majk Xhekson shënoi fundin e bombardimeve ajrore të NATO-s dhe pranimin e kushteve që ajo i parashtroi Serbisë për njohje të kapitullimit dhe për tërheqjen e forcave të saja nga territori i Kosovës. Me rastin e arritjes se kësaj marrëveshje nuk është konsultuar asnjë nga subjektet politike dhe ushtarake shqiptare të Kosovës . Marrëveshja e Kumanovës përcakton modalitete tekniko-ushtarake të tërheqjes së forcave serbe nga territori i Kosovës dhe hyrja e forcave ndërkombëtare të sigurisë. Pas hyrjes se Forcave të NATO-së në Kosovë, Këshilli i Sigurimit, më 10 qershor 1999, miratoi Rezolutën 1244 me të cilën edhe formalisht vendosi Kosovën nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe hapi rrugën për vendosjen e prezencës ndërkombëtare civile dhe ushtarake në territorin e Kosovës179 . Marrëveshja përmban gjithsej 6 nene dhe dy shtesa. Në nenin e parë përcaktohen obligimet kryesore në të cilën pala serbe pajtohet për vendosjen e prezencës civile të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe pranimin nga ana e saj të vendosjes së Forcës së Sigurimit Ndërkombëtar ( KFOR). Serbia pranon tërheqjen e të gjitha forcave të sigurimit të saj, duke përfshirë këtu të gjithë personelin dhe organizatat me aftësi militare të RFJ dhe Republikës së Serbisë nga territori i Kosovës që do të thotë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, grupet civile të armatosura, grupet paramilitare, forcat ajrore, gardën kombëtare, policin kufitare, rezervistet e armatës, policin ushtarake, policin lokale, special etj. Gjithashtu në nenin 1 përcaktohet Zona e Sigurisë Ajrore, e cila përfshin një zonë që zgjerohet përtej kufirit rajonal të Kosovës dhe zona e Sigurisë Tokësore është definuar si zonë 5 kilometërshe që zgjerohet përtej kufirit rajonal të Kosovës Brenda territorit të mbetur në RFJ, kjo përfshin terrenin brenda asaj zone 5 kilometërshe, si dhe të sigurohet përkrahja dhe autorizimi i KFOR-it të ndërmarr aksione të tilla, siç janë kërkuar duke përfshirë edhe përdorimin e forcës së domosdoshme për të siguruar përkrahjen e kësaj marrëveshje dhe mbrojtjen e Forcës së Sigurisë Ndërkombëtare(KFOR) dhe të kontribuojë në ambientin e sigurisë të prezencës civile ndërkombëtare. KFOR-i do të angazhohet dhe do të operojë pa pengesë brenda Kosovës me autorizim të ndërmarrë të gjitha aksionet e domosdoshme të vendos dhe të mbaj ambiente të sigurta për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sigal