238 kamionë me naftë të ISIS goditen gjatë sulmeve ajrore të SHBA

437
Sulmet ajrore amerikane kanë shkatërruar më shumë se 238 kamionë me naftë të kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik në veri-lindje të Sirisë, njofton ushtria amerikane.
Thuhet se pilotët ushtarakë panë kamionët e parkuar, në pritje për t’u mbushur me karburant.
Në fillim u bënë disa të shtëna me armë për të trembur shoferët e këtyre kamionëve që ata të largoheshin përpara se të fillonte bombardimi i kamionëve.
ISIS bën shuma të mëdha parash nga nafta që prodhon. Departamenti amerikan i mbrojtjes thotë se do të bëjë publike videon e sulmit ajror, që ndodhi këtë fundjavë.
Javën e kaluar, 115 çisterna u shkatërruan nga një sulm i mëparshëm ajror.
Sigal