23-vjeçarja greke plagos me thikë dy shqiptare, e tallnin për pamjen

518
Dy nxënëse shqiptare dhe një greke janë plagosur me thikë nga një 22-vjeçare greke. Policia helene po heton mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje që ndodhi në shkollën teknike të OAED-it në Renti.
Sipas mediave greke, 22-vjeçarja të ishte prej shumë kohësh preh e ngacmimeve dhe talljeve për paraqitjen e saj, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy thika. Ajo sulmoi shoqet e saj të kalsës në orën e mësimit.
Tre nxënëset, dy me origjinë shqiptare, 20 dhe 22 vjeçe dhe një greke e moshës 20 vjeçe, me plagë në duar, u dërguan në spitalin Attikon për t’iu dhënë ndihma e parë.
22-vjeçarja që po mbahet e arrestuar, ndërsa mbi të rëndojnë akuza e vrasje në tentativë. 
Sigal