Sigal

Një vajzë 21-vjeçare nga Hong Kong, në një inetrvistë për BBC ka rrëfyer se është martuar pa dijeninë e saj me një të panjohur, duke u bërë pjesë e një martese të cilën as nuk e kishte menduar.

21-vjeçarja ka thënë se është bërë pjesë e një martese të ‘improvizuar’, ku ajo do të luante rolin e një nuseje, si pjesë e trajnimit të saj për t’u bërë organizatore dasmash. Gjatë ceremonisë, ajo dhe i panjohuri nënshkruan një dokument të vërtetë martesor.

Ajo e kuptoi se ishte martuar, pasi u kthye në Hong Kong, ku kërkoi ndihmë ligjore. Nga ana tjetër policia lokale i ishte përgjigjur se nuk ishte në gjendje të ndihmonte për shkak të mungesës së provave se një krim kishte ndodhur, prandaj ajo iu drejtua Federatës së Sindikatave të Hong Kongut.

“Është një formë e re e  lidhjes martesorë nëpërmjet mashtrimit”, tha Tong Kamgyiu, drejtor i Komitetit për të Drejtat dhe Përfitimet e FTU, për BBC.

“Ndihem i zhgënjyer dhe nuk mund të besoj se po ndodh edhe në Hong Kongun modern’, tha më tej.

Çdo vit, policia e Hong Kongut merr informacione për mesatarisht 1000 raste të mashtrimit të martesave ndër-qytetase.