20 të vdekur dhe 30 pengje të liruar, pas sulmit të militantëve në një hotel në Burkina Faso

76
Rreth 30 pengje janë liruar nga hoteli i cili u sulmua nga militantë të dyshimtë islamikë në kryeqytetin e Burkina Faso’s ku të paktën flitet se 20 persona kanë mbetur të vdekur.
Personat e armatosur sulmuan hotelin Splendid në kryeqytetit Ouagadougou dhe një bar kafe aty pranë. Pati dhe shpërthim të një makine bombë.
Ministri i Komunikimit Remis Dandjinou tha se opercioni i forcave të sigurisë vijon
Ndërkohë mëngjesin e sotëm gazetarët raportojnë se dëgjohen sërish të shtëna.
Al Kaeda dhe islamikët e Magrebit, rajon në perëndim të Afrikës së Veriut, kanë marrë përsipër sulmin.
Një anëtar i qeverisë së Burkina Fasos tha se ministri i Punëve Publike është mes pengjeve të liruara nga hoteli shkruan BBC.