2 sirianë arrestohen në Zvicër në kuadër të kërcënimeve terroriste

535
Ministria publike e Konfederatës zvicerane konfirmoi sot në një komunikatë arrestimin e dy personave me origjinë siriane në kuadër të një hetimi për “kërcënim terrorist”.
“Këta dy persona janë ndaluar”, shtoi komunikata e zyrës së prokurorit federal, që thekson se ata janë të dyshuara për prodhimin, fshehjen dhe transportimin e eksplozivëve dhe gazit toksik dhe se kishin shkelur ligjin zviceran që ndalon grupet e “Al-Kaedës” dhe “Shtetit Islamik” dhe organizatave të ngjashme.
Sigal