2 shtete amerikano-jugore në errësirë totale

138

Qytete të tëra në Argjentinë e Uruguai u zhytën në errësirë, pasi një ndërprerje masive, e parë e këtij lloji përfshiu dy vendet amerikano-jugore të dielën në mëngjes.

Fatkeqësia e pashpjegueshme do të zgjasë deri në tetë orë për të rregulluar, thonë zyrtarët.

Argjentina pësoi një ndërprerje “mbarëkombëtare”, e cila ndikoi gjithashtu në Uruguainë fqinje, tha për median lokale Alejandra Martinez, një zëdhënëse për kompaninë e furnizimit me energji elektrike, Buenos Aires, Edesur. “Diçka si kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë,” tha ajo.

Kompania më parë shpjegoi se ndërprerja masive e energjisë ndodhi për shkak të një dështimi në sistemin e interkonjeksionit elektrik. Problemi filloi të dielën në orën 07 të mëngjesit sipas zyrtarëve argjentinas.

Ndërkohë, ka pasur njoftime për humbje të energjisë elektrike në disa qytete në Brazilin jugor dhe Kili gjithashtu.

Ministri i Mbrojtjes Civile i Argjentinës, Daniel Russo, vlerësoi se do të duhen rreth gjashtë deri në tetë orë për të rivendosur plotësisht rikthimin e energjisë në vend.