2 mesazhet e Merkel për Mustafën: Gjykata Speciale e vijimi i dialogut

495
Gjermania edhe një herë dëshmon mështetjen e plotë të shtetit të Kosovës, por kancelarja Angela Merkel nënvizoi se institucionet e Kosovës duhet të përmbushin detyrimet e tyre. Delegacioni i Kosovës është pritur sot në Berlin me nderimet më të larta shtetërore, me gardën e nderit dhe intonimin e himneve. Më pas kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe disa ministra të tjerë, biseduan për rreth 2 orë.
“Një prej obligimeve më të rëndësishme të Kosovës është që të çojë deri në fund dialogun me Serbinë dhe që ky dialog të rezultojë me arritjen e një marrëveshjeje”,-theksoi kancelarja Merkel në paraqitjen para gazetarëve, së bashku me kryeministrin Mustafa.
Ndër obligimet e tjera që Kosova duhet të kryejë në mënyrë të denjë janë edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe themelimi i Gjykatës Speciale. Në këtë takim është prekur edhe çështja e azilkërkuesve kosovarë, të cilët kanë ardhur kohët e fundit në mënyrë masive në Gjermani.
“Azilkërkuesit kosovarë në Gjermani nuk kanë shanse për azil, sepse vetëm rreth 1,1% prej tyre kanë marrë deri tani një përgjigje pozitive. Ndaj me kryeministrin kemi rënë darkod që të mbështesin sa më shumë zhvillimin e Kosovës në mënyrë që problemet e tyre të zgjidhen në Kosovë dhe njerëzit të mos detyrohen të ikin në vendet e tjera”, theksoi Merkel.
Kancelarja Angela Merkel dhe Kryeministri Isa Mustafa, në takimin e tyre në Berlin, kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në si dhe Dialogun Kosovë – Serbi.
“E vlerësoj shumë lart këtë vizitë dhe interesimin e Kancelares për zhvillimin në Kosovë dhe Rajon. Kemi biseduar për çështjet themelore që e preokupojnë Kosovën dhe BE’në, çështjet zhvillimore, integrimin europian dhe përmbushjen e kritereve tona për nevojëne luftimit të krimit dhe korrupsionit – si një nga kriteret që ne duhet përmbushur për liberalizimin e vizave”, – ka deklaruar Isa Mustafa, në konferencën e përbashkët për media me Kancelaren Merkel.
Merkel ka dhënë dy mesazhe të qarta delegacionit nga Kosova: Përkrahjen për Dialogun Kosovë-Serbi si dhe themelimin e Gjykatës Speciale.
“Kancelarja na ka dhënë përkrahejn e plotë që të përparojmë më tutje procesin e Dialogut me Serbinë dhe po ashtu t’i përmbushim obligimit tona sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale”, – ka deklaruar Mustafa,
merkel
Angela Merkel, ndërkaq, ka pohuar se nuk ekziston asnjë shans që të miratohet një kërkesë për azil për kosovarët.
“Përcjellja e këtij mesazhi në Kosovë është shumë e rëndësishme. Kryesorja është të përcillet mesazhi se asnjë kosovar nuk ka asnjë shans të marrë azil këtu në Gjermani”, – tha Merkel.
“Ne duam që të përmirësohen rrehanat jetësore në Kosovë, e ardhmja e Kosovës”, – është shprehur Merkel.
merkel
A do të jetë kusht për Serbinë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën për ecjen e Serbisë drejt BE-së?
Porosia e Merkel është e qartë.
“Natyrisht, ne kemi një inertes shumë të madh që të bëhet marrëveshje dhe kjo vlen për të dyja palët”.
Mustafa tha se ka ardhur koha edhe për kompromise. “Kompromise duhet të bëjnë të dyja palët, jo vetëm Kosova, natyrisht edhe Serbia”, – tha Mustafa.
“Unë i inkurajoj të dyja palët, sepse vetëm nëse kanë përparime atje (në dialog), kanë përparime edhe në rrugën europiane. Kjo vlen edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”, – tha Merkel.
merkel
Mustafa: Kemi probleme të brendshme
Kryemnistri i Kosovës falënderoi kancelaren për këtë vizitë, në kohën kur në Bashkimin Evropian ka edhe probleme shumë të tjera akute. Që në fillim ai pranoi se në Kosovë “ka probleme të shumta, të cilat duhet të zgjidhen”. “Ne kemi probleme të mëdha ekonomike dhe na duhet ndihmë – në veçanti në investime. Ndaj ftoj investorët që të investojnë në Kosovë”, theksoi Mustafa, duke shtuar se pala kosovare është në tërësi e përkushtuar për arritjen e marrëveshjeve në dialogun me Serbinë. Kancelarja gjermane i ka përkrahur angazhimet e Kosovës për zgjidhjen e problemeve me korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe themelimin e Gjykatës Speciale, bëri të ditur Mustafa, i cili theksoi se nuk ekziston asnjë shkak që kosovarët të ikin nga vendi dhe të kërkojnë azil në Gjermani. “Kosova është vend i sigurt dhe ne do t’i zgjidhim problemet tona, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët”, tha ai.
Sigal