16-vjeçari ‘plas’ nga vapa, shkon në shkollë i veshur si vajzë

566
Sigal

Një djalë është paraqitur në shkollë i veshur me fustan, ku dukej sikur ishte një prej vajzave të klasës.

Kadeti i ushtrisë, Louis Fice u dërgua në shtëpi pasi kishte veshur pantallona të shkurtra në vend të të gjatave. Ai thotë se do shkojë cdo ditë në shkollë me fustanin që është mbi gjurin, të cilin ia ka marrë një prej shoqeve të tij.

16-vjecari po lufton për barazi pasi mësuesit e qortuan për veshjen. “Le të marri fund kjo pabarazi dhe të vendosim pantallona të shkurtra në kodin e veshjes. Është viti 2018, jo 1950. Unë u dërgova në shtëpi se kisha veshur të shkurtra në një ditë të nxehtë pasi nuk ishin në kodin e veshjes, ndërkohë që vajzat lëviznin me fustane. Kështu që theva barrierën duke u shfaqur me fustan, për të cilin u qortova nga mësuesit. Nuk po luftoj për barazinë e meshkujve, por për të gjithë botën”, tha ai.

Më pas shpjegoi se pantallonat e gjata janë të papërshtatshme në verë pasi temperaturat janë shumë të larta.