16 të vdekur, bilanci i një shpërthimi në një restorant në Kairo

401
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, pas një shprëthimi në një restorant.
Ngjarja ndodhi në qendrën e qytetit, në zonën e quajtur Agouza.
Sipas mediave vendavse, tre persona të maskuar hodhën bomba molotov në lokal, ku ishte dhe një klub nate.
Nuk dihet nëse sulmi është kryer nga militantë të Shtetit Islamik.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters një nga të dyshuarit kryesorë të ngjarjes mendohet të ketë qenë një ish-punonjës i lokalit.
Viktimat vdiqën nga djegiet si dhe prej asfiksimit nga tymi
Sigal