15 të vdekur pas një sulmi terrorist të një hoteli në Somali nga Al-Shabab

437
15 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë mbetë të plagosur si pasojë e një sulmi në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një një hotel të qytetit, ku personat e armatosur shpërthyen me eksplozivë dy automjete pranë ndërtesës. Mes viktimave ndodhet një anëtar i parlamentit dhe gjererali që udhëhoqi ofensivën ushtarake për të dëbuar grupiin e Al-Shabab nga kreyqteti Mogadishu.
Viktimë mbeti edhe pronari i hotelit , Gen Abdikarim Dagabadan, zëri kryesor që kërkoi largimin e Al-Shababit në vitin 2011.
Trupat ushtarake të unionit afrikan dhe forcat e qeverisë u shprehën se tashmë kanë nën kontroll hotelin, pas një konflikti të armatosur me autorët e shpërthimit. Hoteli njihet si një ambient që frekuentohet nga anëtarët e parlamentit të Somalisë.
Një portal i lidhur me Al-Shababin konfirmoi se sulmi është kryer nga grupi terrorist dhe është kryer në orët e para të mëngjesit për të evituar përfshirjen e civilëve. Ngjarja vjen një ditë pas përplasjeve të armatosura mes xhihadisteve dhe trupavë të unionit afrikan në rajonin e Bakul në kufi me Etiopinë. Megjithëse çështja e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm vitete e fundit në Somali, grupi në fjalë i lidhur me Al-Kaedën vijon të sulmojë rregullisht Mogadishun.
Militantët e Al-Shababit kanë kryer sulme edhe në shtetet fqinje me Somalinë kur në gjatë një sulmi terrorist në Kolegjin universitar të Kenias humbën jetën 150 persona.
Sigal