138 pitonë sekuestrohen në Itali, ishin gati për tu shitur

450
Sigal

Autoritetet financiare italiane të qytetit të Ankonës kanë sekuestruar 138 gjarpërinj të racës së mbrojtur Piton, të madhësive e ngjyrave të ndryshme, të cilët po transportoheshin në mënyrë të paligjshme nga Greqia drejt Italisë.

Vlera e shitjes së tyre do të sillte një përfitim prej 35 mijë euro.

Gjarpërinjtë u sekuestruan në një automjet që udhëtonte me tragetin e linjës nga Greqia në Itali e pa dokumentacionin e duhur ligjor.

138 gjarpërinjtë e sekuestruar do të ekspozoheshin për t’u shitur në panairin “Verona Reptiles” .

Sipas autoriteteve italiane kjo racë zvarranikesh është e mbrojtur nga Konveta Washingtonit pasi është një racë në rrezik zhdukje.

Të pashoqëruar me dokumentacioni e nevojshëm bën që personat që i transportojnë të rrezikojnë deri në 6 muaj burg ose një gjobë prej 20 000 deri në 200 mijë euro.

138 gjarpërinjtë pitonë të sekuestruar u janë besuar një strukture të specializuar në rajonin e Umbrias.