“1250 trëndafila të kuq, një për çdo ditë që jetuam bashkë”

1540
Sigal

1250 trëndafila të kuq. Një për çdo ditë që jetuan së bashku.

Ky është gjesti i dashurisë i bërë nga Devid për të fejuarën e tij Raffaella.

Çifti ka qenë së bashku për katër vite dhe Devid donte të bënte një kompozim rekord lulesh për ti bërë përshtypje të dashurës së zemrës.

Trëndafilat, të ardhura nga Holanda, janë të vendosura brenda një shporte të madhe prej druri prej 6 metrash me rrota.

Një dhuratë shumë e veçantë, që kushton të paktën 3 mijë euro.

Raffaella gjeti “buqetën” gjigande të trëndafilave në pragun e saj dhe u mahnit. A nuk është kjo ëndrra e çdo gruaje?