120 organizata humanitare dhe agjenci të OKB thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Siri

52
Më shumë se 120 organizata humanitare dhe agjenci të Kombeve të Bashkuara lëshuan një thirrje të përbashkët sot, duke i bërë thirrje botës që të ngrenë zërin e tyre dhe të bëjnë thirrje për dhënien fund të krizës dhe vuajtjeve të miliona njerëzve në Siri. Apeli gjithashtu përshkruan një serë hapash praktikë që mund të përmirësojnë qasjen humanitare, dhe shpërndarjen e ndihmave për ata në nevojë brenda territorit të Sirisë. Ndër të tjera nënvizohet se lufta brutale po i afrohet vitit të gjashtë. Gjakderdhja vazhdon. Vuajtjet thellohen.
“Pra sot, ne – liderë të organizatave humanitare dhe agjencive të OKB-së i bëjmë apel jo vetëm qeverive, por secilit prej jush, qytetarëve të gjithë botës që të jepet fund kasaphanës në Siri. Për të kërkuar që të gjitha palët të arrijnë marrëveshje për një armëpushim dhe një rrugë për paqen. Më shumë se kurrë më parë, bota ka nevojë të dëgjojë një zë publik kolektiv duke bërë thirrje për t’i dhënë fund kësaj situate. Sepse ky konflikt dhe pasojat e saj na prekin të gjithëve thuhet ne këtë apel të përbashkët. Ndërkaq, sipas OKB-se, grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka skllavëruar afro 3 500 njerëz në Irak, përfshirë gra dhe fëmijë. Në raport theksohet se grupi ekstremist është përgjegjës për aksionet që mund të jenë “krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe me gjasë, gjenocid”.
“ISIS vazhdon t’i trajtoj femrat dhe fëmijët si subjekte të dhunës seksuale, veçanërisht në formën e skllavërisë seksuale”, thuhet në raportin e Misionit ndihmës të Kombeve të Bashkuara për Irakun dhe të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Në këtë dokument shkruan se së paku 18 802 civilë janë vrarë nga dhuna në Irak prej janarit të vitit 2014 e deri në tetor të vitit 2015, ndërsa 36 245 civilë janë plagosur. OKB-ja tha se dëshmitë janë marrë direkt nga viktimat, të mbijetuarit ose dëshmitarët e dhunës së të drejtave të njeriut.