11 prej dhuratave më të shtrenjta, por njëkohësisht edhe më qesharake

739
Sigal

1. Produkti më i ri nga gjiganti i bizhuve luksoze, Tiffany

Gjiganti i bizhuve luksoze, Tiffany, së fundmi nuk po merret vetëm me krijimin dhe prodhimin e unazave dhe bizhuve të tjera luksoze. Kjo kompani ka hedhur në treg një produkt sa të shtrenjtë aq edhe qesharak, “topin e leshit prej argjendi” me vlerë 9,000 dollarë amerikanë. Por ky nuk është i vetmi, ai bën pjesë në një kategori të tërë produktesh nën emrin “Objekte të përditshmërisë”. Këtu bën pjesë edhe një fole zogjsh me vlerë 10,000 dollarë amerikanë.

2. Kapse letrash argjendi “Prada”

Prada ka nxjerrë së fundmi kapësen e letrave “Prada” prej argjendi me vlerë prej 185 dollarësh. Por këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, sepse ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të rasteve, marka shet çdo produkt dhe kur ju të merrni kapsen e letrave “Prada” prej argjendi, ju do të shikoni të gdhendur logon e Pradas mbi të.

3.Makineria për ngrirjen e ujit në kuba akulli

Ky është një prej produkteve më të fundit të hedhura në treg, një makineri e vogël e cila e ngrin ujin në kuba akulli. Nëse keni para për të shpenzuar, duhet patjetër ta keni në shtëpinë tuaj këtë makineri, vetëm për 760 dollarë. Ajo është e firmës së mirënjohur Hammacher Schlemmer, makineria për krijimin e kubave perfekt të akullit, të cilat i rezistojnë edhe më shumë shkrirjes në krahasim me kubat e tjerë të akullit.

4. 100 dollarë për blerjen e letrës higjienike

Përse duhet të shpenzoni rreth 10 dollarë për të blerë një letër higjenike të thjeshtë, kur ju mund të abonoheni dhe të përfitoni ofertën e Joseph Toiletries, e cila ju ofron kundrejt vlerës 100 dollarë, 6 letra higjenike dhe disa aromatizues për mjedisin.

5. Kapësja e fletëve të librit Hermes

Një prej produkteve të fundit të hedhura në treg nga Hermes, është kapësja e fletëve të librit që vendoset në mes të librave, kundrejt vlerës 370 dollarë. Sigurisht që ajo nuk është një kapëse librash e zakonshme por është e përbërë edhe me magnet si pasojë e së cilës, nuk mund të rrëshqasë nga fletët e librit.

6. Loja “monopoly” prej ari dhe argjendi

Kjo është dhurata e duhur për një familje të tërë: një set loje monopoly prej ari dhe argjendi. E dizenjuar nga Geoffrey Parker, versioni më i ri i kësaj loje vjen me gdhendje ari dhe argjendi. Vlera e saj arrin në 14,000 dollarë.

7. Vilat luksoze për qen

Kjo është dhurata perfkete për të gjithë ata që kanë qen në shtëpitë e tyre. Vilat në miniaturë për qentë, janë të llojeve të ndryshme dhe prandaj çmimet e tyre variojnë nga 7,000 deri në 95,000 dollarë.

8. Tulla e kuqe “supreme”

Nëse menduat se kapësja e letrave “Prada” apo kapësja e fletëve të librit “Hermes” ishin disa prej dhuratave më qesharake për vlerën që mbanin, produkti i mëposhtëm do t’ju habisë më shumë. Tulla e kuqe “supreme”, u shit vitin e kaluar kundrejt vlerës 30 dollarë. Ndërsa sot, po ta kërkosh ta blesh, atë e gjen online kundrejt vlerës 1,000 dollarë. Nëse ajo do të shërbejë për të mbajtur derën hapur apo nëse ka ndonjë funksion tjetër, një gjë e tillë ende nuk dihet.

9. Makaronat “Dolce and Gabbana”

Nëse keni miq të cilët janë të fiksuar pas trendeve të fundit të modës dhe njëkohësisht adhurues të makaronave, kjo është dhurata e duhur për ta. Kohët e fundit Dolce & Gabbana publikoi lajmin se ajo do të prodhojë një numër të kufizuar pakosh me makarona, kundrejt vlerës 110 dollarë/pako. Pritet që ky numër të jetë i kufizuar vetëm në 5,000 pako,

10. Pompa për shuarjen e zjarrit “Chanel”

Një tjetër pajisje e cila nuk duhet të mungojë në asnjë shtëpi është pompa për shuarjen e zjarrit. Ky është edhe një prej produkteve më të reja të dizenjuara nga Louis Nicholas Darden. Ky produkt nën logon e “Chanel” vjen kundrejt vlerës 1,500 dollarë.

11. Kufje super të shtrenjta

Ky është një prej atyre produkteve që nuk mund të blihet lehtësisht nga kushdo sepse ka një vlerë të lartë. Bëhet fjalë për kufjet Seinheiser Orpheus të cilat kushtojnë plot 55,000 dollarë.