100 fëmijë të vdekur nga rrëshqitjet në Sierra Leone, reagon UNICEF

636
UNICEF, organizata që punon për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe mbështetjen e fëmijëve në vendet më të vështira në botë, ka reaguar urgjentisht në terren ndaj nevojave të familjeve të zhvendosura të prekura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në kryeqytetin e Sierra Leone, Freetown, ku janë vrarë disa qindra njerëz duke përfshirë së paku 109 fëmijë.
Nga burimet qeveritare, numri i të vdekurve pritet të rritet me mbi 600 vetë, duke përfshirë edhe shumë fëmijë ende të pagjetur.
“Shkalla e dëmit është i pashembullt”, tha Përfaqësuesi i UNICEF Hamid El-Bashir Ibrahim, sot në Pallatin e Kombeve.
“Fëmijët janë lënë të pastrehë, të pambrojtur dhe të tmerruar. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet dhe shfrytëzimi “.
Që nga e hëna kur fatkeqësia e goditi vendin, ekipet e UNICEF-it janë përgjigjur ndaj nevojave të një numri të madh të fëmijëve dhe familjeve të prekura, veçanërisht duke siguruar ujë të pijshëm dhe kanalizime të sigurta dhe duke ofruar furnizime duke përfshirë ilaçe, tenda dhe doreza pas kërkesës së Qeverisë për mbështetje. UNICEF po ofron gjithashtu mbështetje psiko-sociale për ata të traumatizuar nga ngjarjet.
UNICEF po punon me Ministrinë e Shëndetësisë & Higjienës dhe partnerët për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve që rrjedhin nga uji.
Qeveria e Sierra Leone i është përgjigjur 13 komuniteteve të ndryshe, të prekura nga goditja më e keqe që është zona e Regent, ku një rrëshqitje masive u rrëmbeu shtëpitë. Zyra e Sigurisë Kombëtare e Sierra Leone (ONS) vlerëson se më shumë se 3,000 njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre.
Sigal