10-vjetori i Pavarësisë, sekretari amerikan i Shtetit ka një mesazh urimi për Kosovën

587
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka bërë mesazh urimi për Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë.
Ai ofroi mbështetjen e SHBA-së në çdo hap të Kosovës drejt zhvillimit të vendit.
“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët kosovarë, ndërkohë që ata punojnë për të forcuar institucionet demokratike dhe multietnike, rritjen e ekonomisë dhe vendosjen e rregullit të ligjit në rrugën për integrimin ndërkombëtar,” shkruhet në mesazh.
Mesazhi i plotë
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë përgëzoj Kosovën dhe popullin e saj për 10-vjetorin e Pavarësisë.
Në një dekadë që nga arritja e kësaj dite, Kosova ka treguar vendosmëri në maturimin si shtet demokrat dhe i qëndrueshëm.
SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët kosovarë, ndërkohë që ata punojnë për të forcuar institucionet demokratike dhe multietnike, rritjen e ekonomisë dhe vendosjen e rregullit të ligjit në rrugën për integrimin ndërkombëtar.
I uroj popullit të Kosovës një të ardhme të mbushur me paqe e prosperitet.
Sigal