10 VIP-at më të ndjekur në Instagram

739
Instagrami është kthyer në rrjetin social të preferuar të personazheve publike dhe jo vetëm, duke lënë pas kështu Facebook dhe Twitter.
Këngëtarë, aktorë, futbollistë dhe njerëz të thjeshtë preferojnë që të ndajnë përditshërinë e tyre në Instagram duke marrë pëlqime dhe komente nga fansa dhe miq.
Por cilët janë njerëzit më të ndjekur në botë, ose ata që kanë më shumë ndjekës?
E para në listë është këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez e cila numëron plot 133 milionë ndjekës. Duket se historia e saj e dashurisë me këngëtarin Justin Bieber ka tërhequr mjaft vëmendjen e fansave të cilët shtohen çdo ditë dhe më shumë në profilin e bukuroshes.
Në vend të dytë listohet Cristiano Ronaldo me 120 milion ndjekës. Në vendin e tretë Ariana Grande, 117 milion ndjekës, në vendin e katërt bukuroshja Beyonce me 110 milion ndjekës, në vendin e pestë Kim Kardashian me 106 milion ndjekës, në vendin e gjashtë Taylor Swift, 106 milion ndjekës, në vendin e shtatë Kylie Jenner, 101 milion ndjekës, në vendin e tetë Dwayne Johnson (The Rock) me 99.5 milion ndjekës, në vendin e nëntë i dashuri i Selena Gomez Justin Bieber me 96.5 milionë ndjekës dhe në vendin e dhjetë Neymar i cili numëron plot 88.4 milionë ndjekës.
Duket se pavarësisht famës që kanë disa artistë në Hollywood nuk “preferohen” shumë nga fansat.

Imazh i ngjashëmImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për taylor swiftRezultate imazhesh për kim kardashianImazh i ngjashëmImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për christiano ronaldoRezultate imazhesh për selena gomez
Sigal