1 milion vende të lira pune në Gjermani

522
Pothuajse një milion vende pune në tremujorin e parë nuk janë plotësuar në Gjermani, ku po vazhdon kërkesa e lartë për punëtorë të kualifikuar. “Në tremujorin e parë në Gjermani rreth 974 mijë vende pune ishin të paplotësuara, 26.000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, raporton Instituti për Kërkime në tregun e punës. Në Gjermaninë perëndimore janë 756 mijë vende të paplotësuara dhe në lindje 218 mijë vende pune. Shumica e sektorëve janë në mjekësi, pastaj sektori i teknologjisë së informacionit dhe sektori i mjeteve të industrisë. Një pjesë e nevojës për punëtorë të kualifikuar janë të mbuluar nga emigracioni, kryesisht nga vendet anëtare të BE-së.
Sigal