1 i vdekur e dhjetra të plagosur bilanci i shpërthimit në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë

455
Një person humi jetën ndërsa tre të tjerë u shpallën të humbur pas një incidenti në një fabrikë fishekzjarresh, në Kinë.
Ngjarja ndodhi në provincën Jiangxi në orët e para të mëngjesit, teksa raportohet se 48 persona ndodhen në spital pasi kanë marrë plagë të ndryshme.
Një fishekzjarr i aktivizuar gabimisht shkaktoi një efekt domino duke u pasuar nga mijëra të tjerë.
Ekipet e shpëtimit mundën që të shpëtojnë 21 puntorë të kompanisë të cilët ndodheshin të bllokuar në godinë, ndërkohë që më shumë se 1.000 persona të zonës u evakuan për të shmangur cdo përshkallzim të incidentit. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në këtë zonë ndodhen afro 31 kompani të cilat prodhojnë fishekzjarre, nga një traditë që vijon prej më shumë se 300 vitesh.
Sigal