1.5 milionë dollarë është shuma që merr 73-vjeçari, pasi kaloi 45 vite në burg padrejtësisht

480
Sigal

1.5 milionë dollarë është shuma që do të përfitojë një 73-vjeçar, i cili kaloi plot 45 vite në burg padrejtësisht, për një vrasje që nuk e kishte kryer.

Gjenerali i Michigan, Dana Nessel konfirmoi shpërblimin e Richard Phillips, të cilin e cilësoi më të madhin të dhënë nga SHBA. Nga ana tjetër, Philips foli ekskluzivisht me Daily Mail Tv në prill të 2018 menjëherë pas lirimit të tij.

“Kemi një detyrim t’i sigurojmë një kompensim të majmë atyre burrave për dëmin që vuajtën”-tha në deklaratë Nessel. Philips, baba i dy fëmijëve që punonte si gaktilografist për Crysler, u dënua në vitin 1972 për vrasjen e Gregory Harris, por ai u lirua më 28 mars të 2018, pasi kaloi 45 vite në burg.