​“Walt Disney” blen gjigantin e prodhimit të filmave, “The Simpson” e kishte parashikuar 2 dekada më parë

1703
Ditën e djeshme “Walt Disney” realizoi një prej blerjeve më të rëndësishme të sajat. Bëhet fjalë për kompaninë e famshme të prodhimit të filmave“21st Century Fox’”. Për 52.4 biliardë dollarë, të gjitha studiot televizive apo të prodhimit të filmave, si edhe 39% e aksioneve të satelitëve të Fox, i kalojnë tani “Walt Disney”.
Por “The Simpson” e dinin këtë gjë që në vitin 1998, ku në një seri të tyren, të titulluar ‘When You Dish Upon A Star’ shfaqet logo e “21st Century Fox”, dhe poshtë saj shkruhet “ pjesë e Walt Disney”. Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që ky serial habit me saktësinë që parashikon disa ngjarje mjaft të rëndësishme.
Në vitin 2000 ata parashikuan se Donald Trump do të ishte presidenti i SHBA-ve. Të gjithë e morën si një shaka pa kripë, ndërsa 16 vite më vonë u kthye në realitetin e Amerikës.


Sigal