​Lëndohet ylli i Milanit

1764
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella nuk do të mund të llogaris në shërbimet e mesfushorit argjentinas, Lucas Biglia
Milan do të jetë pa mesfushorin Lucas Biglia për të paktën dy ndeshje, për shkak të një lëndimi të gjurit.
Lajmi është konfirmuar nga doktori i skuadrës Gianluca Melegati, i cili tha se argjentinasi ka nevojë për disa ditë pushim.
“Biglia ka një inflamacion në tendonin e gjurit të majtë. Ne kemi vendosur që ai të ndalojë së luajturi për pak kohë, deri sa ai të shërohet plotësisht, tha Melegati për Milan TV.
Biglia do të mungojë në ndeshjen e së enjtes ndaj AEK-ut në Europa League dhe në fundjavë ndaj Sassuolos në Serie A.
Sigal