​Haradinaj: Nga shtatori do të ketë tema tjera, përfshirë edhe zgjedhjet

1742
Themelimi ose jo i Gjykatës Speciale sipas Liderit të AAK-së Ramush Haradinajt nuk e rrëzon Qeverinë e Kosovës që përbëhet nga LDK dhe PDK. Sipas tij Qeverinë e rrëzon mos suksesi në ekonomi dhe në luftën e korrupsioni. Haradinaj ka thënë në emisionin debat në transmetuesin publik ka thënë se prej se ka ardhë në pushtet ky koalicion asgjë nuk ka lulëzuar. Ai tha se pas të hënës do të jetë një heshtje dhe qetësi dhe në shtator do të fillojnë diskutimet ku Haradinaj ka përmendur edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve. Kjo sipas tij është mënyra më e mirë që të dilet nga kjo gjendje.
Sigal