​Gjilani shënoi Ditën Kulturore të Francës, sonte të Italisë, nesër të Turqisë

1806
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Agro Eko”, ka organizuar shënimin e Ditës Kulturore të Francës, në kuadër të Muajit të Mërgatës dhe në shenjë falënderimi e respekti për shtetet mike të Kosovës. Me këtë rast në emër të kryetarit Haziri, ta pranishmit, e në veçanti qytetarët e Gjilanit të cilët jetojnë në Francë i ka përshëndetur nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu, i cili shoqërohej edhe nga drejtorët e drejtorive komunale dhe bashkëpunëtor të tjerë.
“Sonte po shënojmë Ditën e Kulturës Franceze, të shtetit i cili që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nxënësve të vet u mësonte në hartat e tyre ta gjenin shtetin më të ri në botë, Kosovën. Franca gjatë gjithë kohës së luftës ishte në mbështetje të qytetarëve tanë në forma të ndryshme, fuqishëm me prezencën e saj ishte edhe në pasluftë. Jemi të lumtur që qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, i cili për 16 vjet pas luftës në Kosovë e veçanërisht në Gjilan kanë sjellë edhe shumë investime, që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në fusha t ë ndryshme”, tha nënkryetari Kadriu, duke shprehur falënderim edhe për të gjithë qytetarët e Gjilanit që japin kontribut në Francë dhe që janë edhe burim i fuqishëm financiar dhe ekonomik për familjet e tyre në Kosovë dhe për ndërtim të vendit. Sonte shënohet dita e kulturës Italiane, për të vazhduar të shtunën me shënimin e ditës kulturore të Turqisë, po ashtu shtete mike që kanë bërë e po bëjnë shumë për vendin.
Sigal