​Dodik: Naser Oriq, i maskuar ka nxitur masën në Vuçiqin

1514
Kryetari i Republikës Serbe në Bosnjë Milorad Dodik ka thënë se në Srebrenicë ka ndodhur tentim vrasje ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, duke shtuar se ka informata se në Potoqar ka qenë edhe tashmë i arrestuari ish komandanti mysliman Naser Oriq. Dodik në një konferencë mbajtur sot në Beograd së bashku me kryeministrin Vuçiq ka thënë se rasti që ka ndodhur në Potoqar ka qenë “linçim spontan dhe edukim i masës për atentat”. Siç tha ai Oriq ka marrë pjesë në përkujtimin e Srebrenicës, ka qenë i maskuar dhe ka nxitur masën që të shkaktojë trazira, transmetojnë mediat serbe.
Sigal