Universiteti, nis plotësimi on-line i Formularit A2

586
Sigal

ZYRTARE/ Plotësimi i formularit nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00

Maturantët në të gjithë vendin, nisën dje plotësimin e Formularit A2, i cili është në dispozicion nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00.  Sipas Ministrisë së Arsimit, përjashtim nga datat e caktuara do të bëjë vetëm Tirana, për të cilën janë lënë në dispozicion 4 data. Këtë vit për herë të parë përzgjedhja do të bëhet on-line. Ministria e Arsimit, pas akuzave të universiteteve për nivel të dobët të studentëve të rinj, rriti masat e sigurisë duke aplikuar program të ri për pranimet në universitet. Maturanti ka mundësi që pas plotësimit të Formularit A2, të shohë direkt renditjen për degën që ka zgjedhur duke parë qartë shanset e pranimit nga fakulteti që ka përzgjedhur, bazuar në pikët e marra në provimet e maturës shtetërore. Procesi i aplikimit për në universitet do të zgjasë deri në datën 5 gusht. Pas verifikimit të formularëve nga agjencia e vlerësimit të arritjeve në provime, lista e fituesve në universitet pritet të shpallet në mesin e muajit shtator.