Universiteti “Marin Bareti” diplomon sot studentët e tij, duke festuar vitin e 11 të jetës së institucionit

477
Sigal


Festa e diplomimit në UMB zbukurohet nga vlerësimi shkëlqyeshëm i ekspertëve britanikë

SHLUJ
“Universiteti Marin Bareti” diplomon sot studentët e tij, duke filluar,
njëkohësisht, vitin e 11 të jetës së institucionit, një dhjetëvjeçar të ri, i
cili do ta ngrejë atij edhe më lart cilësinë dhe, bashkë me të, reputacionin
dhe autoritetin.


këtë atmosferë, ceremonia e sotme barti një rëndësi të veçantë: në procesin e
vlerësimit të jashtëm institucional të cilësisë, institucioni u paraqit
denjësisht dhe tregoi shumë vlera të padiskutueshme akademike, të realizuara
brenda një periudhe që përfshin formimin e studentëve që u diplomuan sot. Në
fjalën e tij të rastit, rektori i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, informoi
te gjithë të pranishmit për rezultatet e shkëlqyeshme që UMB mori në vlerësimin
paraprak të firmosur nga ekspertët e Agjencisë Britanike të Sigurimit të
Cilësisë QAA:

            –
Vlerësimi shprehet për pesë fusha veprimtarie:

            ●
Standardet për Organizimin dhe Menaxhimin e Institucionit,

            ●
Standardet për Burimet (njerëzore dhe financiare),

            ●
Standardet për Kurrikulën Universitare,

            ●
Standardet për vlerësimin e Mësimdhënies, Mësimnxënies dhe Kërkimit,

            ●
Standardet për Studentët dhe Mbështetjen e tyre.

            – Për të pesë fushat, ekipi i
vlerësimit të jashtëm është shprehur me vlerësimin maksimal (shkalla e katërt
ndër katër të mundëshmet): “Standardet Shtetërore të plotësuara
tërësisht”.

Pas kompanisë gjermane në vitin 2011, tashmë janë edhe
ekspertet britanikë të cilët vleresojnë dhe rikonfirmojnë shkëlqyeshëm UMB- në!

Breza studentësh
të cilët pasi kanë kaluar rrugëtimin e gjatë nëpër auditorë nën përkujdesjen e
pedagogëve të tyre që janë munduar të jenë jo vetëm mentorë akademike por edhe
udhërrëfyes të rrugëtimit të gjatë jetësor, tanimë jane profesionistë shumë t
ë mirë. Qindra
juristë, ekonomistë, menaxherë, financiarë, psikologë, sociologë dhe politologë
janë formuar në auditorët e këtij universiteti.

Duke u mbështetur në modele universitare
që njohin një traditë dhe sukses shumëshekullor, UMB sjell risinë e përqasjes,
ku harmonizohen modelet më të mira perëndimore me kërkesat që parashtrojnë sot
të rinjtë dhe shoqëria shqiptare.

           

   Sot më shumë se kurrë
barletasit duhet të jenë:

• krenarë që
meritonijnë një diplomë që certifikon një formim cilësor;

• krenarë që janë
pajisur me dije për të hyrë me besim në jetën profesionale;

• krenarë që janë
brez i një kulture tradicionale të pasur shqiptare;

• krenarë që janë
qytetarë të një Republike akoma me shumë halle e probleme, që pret prej tyre të
çlirohet nga ato, të prosperohet më tej dhe ta përfaqësohet denjësisht si komb
në bashkësinë evropiane….;

Në keto 11 vite
UMB dallohet nga të gjithë universitetet e tjera, pasi në qendër te aktivitetit
ka studentin, barletasin. Barletasit janë shpirti dhe energjia e universitetit.
Aktivitetet e tyre dhe udhëheqja  e
kujdesshme që ju bëhet që në vitin e parë e deri në mbarim të studimeve me anë
të zyrave studentore i ndihmon ata që të kuptojnë rendësinë e tyre në shoqëri
por njëkohësisht i bën të përgjegjshëm për të ardhmen.