Universiteti i Tiranës hap procedurat për pranimet në ciklin e dytë të studimeve 2016-2017

426
Sigal

Gazeta Telegraf/



Universiteti i Tiranës Hap
Procedurat Për Pranimet në Ciklin e Dytë të Studimeve 2016-2017


Universiteti i Tiranës njofton të gjithë
studentët se ka hapur procedurat për pranimet në Ciklin e Dytë të Studimeve
“Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”për Vitin Akademik 2016-2017.


Në këtë kuadër, Universiteti i Tiranës
njofton të gjithë të interesuarit se periudha e aplikimit për regjistrimet në
Ciklin e Dytë të Studimeve Master fillon nga data 10 Tetor deri më datën 16
Tetor, 2016.


 

Pranimet në programet e studimit të Ciklit të
Dytë me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” për vitin
akademik 2016-2017 do të realizohen sipas kuotave respektive të deklaruara nga
Universiteti i Tiranës.

 

Ky proces do të kryhet në bazë të
përzgjedhjes së bërë nga njësitë bazë në përputhje me aktet ligjore dhe
nënligjore në fuqi si dhe me vendimin Nr. 22 datë 26/09/2016 të Senatit
Akademik të Universitetit të Tiranës. Në këtë vendim, Senati i Universitetit të
Tiranës ka shpallur kriteret e përgjithshme të pranimit në programet e
studimeve të Ciklit të Dytë per vitin akademik 2016-2017.


Kriteret specifike per çdo program studimi të
Ciklit të Dytë janë të shpallur ne faqet zyrtare të Fakulteteve të
Universitetit të Tiranës.

Fakultetet e Universitetit të Tiranës do të
organizojnë procesin e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve në Ciklin e
Dytë të Studimeve me kohë të plotë.


Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është
i përcaktuar në Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr.24, datë
07.10.2016. Ky udhëzim është i shpallur në faqen zyrtare të UT.