Universitetet kanë sërish kuota të lira edhe pas shtyerjes disa herë të
afateve të regjistrimeve. Me këtë situatë përballen disa degë në universitetin
Politeknik dhe në universitetin e Mjekësisë ku dega e farmacisë ka ende 14
kuota të lira dhe nuk ka më kandidatë në listë pritje. Formula e re e pranimeve
dhe konfuzioni i krijuar në rradhët e maturantëve, i detyron rektorët të
kërkojnë shkurtim të afateve të pranimeve në vitin e ardhshëm akademik.
24 orë nga mbyllja e regjistrimeve në universitete, pas
shtyrjeve të njëpasnjëshme të afateve, institucionet e arsimit të lartë vijojnë
të kënë kuota të lira. Drejtuesit e universitetve do të diskutojnë pas datës 1
nëntor për të parë mundësinë e rishpërndarjes së kuotave ose aplikime të reja
për vendet e mbetura bosh, pasi nga ky proces edhe në degët të kërkuara si në
universitetin politikenik dhe në atë të mjekësisë nuk kanë më kandidatë në
listë pritje.
Andrea Maliqari, Rektor i
Universitetit Politeknik: Janë dy fakultete,
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe Fakulteti i Inxhinierësë
Matematike dhe Inxhinerisë Fizike të cilët nuk kanë më lista priteje. Në tre
ditët e fundit nuk ka më kandidatë që do regjistrohen. Në Fakultetin e
Arkitekturës janë regjistruar 179 nga 183 kuota, pra 4 kuota janë bosh. Kurse
në fakultetin e inxhinierisë Matematike dhe Fizike janë 90 të regjistruar nga
130 kuota.
Regjistrimet mbyllen në datën 1 nëntor. Ky është viti i
parë në universitet ku pranimet u bënë me formulën e re, sipas kritereve
të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë në bazë të ligjit të ri. Për
herë të parë procesi i pranimeve ka zgjatur disa muaj, dhe për shkak të
konfuzionit në rradhët e maturanëtëve, rektorit do të kërkojnë shkurtim të
afatit në të gjithë këtë proces vitin e ardhshëm./Oranews/