Universitetet – 5000 kuota të lira, edhe pse pak orë na ndajnë nga regjistrimet

438
Sigal

Kur ndajnë vetëm 48 orë nga mbyllja totale e procesit të regjistrimeve në universitetet, në institucionet e arsimit të lartë publik dhe jo publik 9500 kuota të lirë të ndara përkatësisht 5000 në universitetet publike dhe 4500 në universitet private.

Arjan Xhelaj, drejtuesit i rrjetit akademik shqiptar që ka ndërtuar të gjithë sistemin e aplikimeve në institucionet e arsimit të lartë, tha se universitet jo publike kanë metodologjinë e tyre të përzgjedhjes së fituesve pa cenuar pragun e mesatares 6.

Sistemi është bllokuar të paktën 3 herë, dhe sipas Z Xhelaj kjo ka ndodhur për shkak të fluksit dhe numrit të lartë të aplikimeve pasi në sistem rezultojnë të jenë bërë 13 mln klikime për 12 ditë.

Edhe pse e quajti sistemin të maturuar që e kaloi suksesshëm këtë fazë, Xhelaj la të hapur mundësinë e përmirësimit të tij vitin e ardhshëm.