Universitet/ Me 3 shtator publikohen fituesit

474
2015-2016 do të njihen me të ardhmen e tyre sa i përket arsimimit me shpalljen e fituesve me datë 3 shtator 2015. Sipas Ministrisë së Arsimit fillimi i muajit shtator, konkretisht dita e tretë e këtij muaji është përcaktuar si dita në të cilën do të shpallën fituesit e studimeve të larta në universitetet publike të vendit. Këtë vit numri i të rinjve të cilët dëshirojnë ti drejtohen dyerve të universiteti në degët të cilat dëshirojnë është mjaft i lart, në krahasim me kuotat e propozuara nga Ministria e Arsimit. Konkretisht, në total janë të regjistruar mbi 29 mijë të rinj, ndërkohë që kuotat e miratuara janë vetëm 18 mijë, kuota këto të cilat do të përmbushen me datën 3, me shpalljen e listës së fituesve për këtë vit akademik. Lista me emrat e fituesve do të bëhet publike në sistemin “online”, dhe të gjithë nxënësit të cilët do të kenë emrin e tyre në këtë listë duhet të drejtohen në universitet në të cilat janë shpallur fitues për tu regjistruar, ndërsa shpallja fitues në këto universitete bëhet në bazë të renditjes së preferencave të tyre nga plotësimi i Formularit A2. Me gjithë se do të ketë një periudhë kohore të caktuar për regjistrimin në universitete, ende nuk është publikuar një udhëzim i cili përcakton afatin e regjistrimit për vitin akademik 2015-2016. Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë vit, atyre që nuk i del dëshira e parë, kanë të drejtë të çregjistrohen dhe të regjistrohen në nivelin e A2. 
Sakaq, deri në datën 15 shtator pritet të mbarojë e gjithë gara. 
Universitetet hapin dyert me 12 tetor
Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit është përcaktuat se universitetet do të hapin dyert për këtë vit akademik në javën e dytë të mujit tetorit, saktësisht në 12 tetor 2015. Gjithashtu Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve kanë publikuar edhe Librin e Transparencës, ku të gjithë kanë mundësi të shohë zgjidhjen e ushtrimeve. Për herë të parë këtë vit është njoftuar se do të ketë edhe kuota të posaçme në universitete për vajzat e trafikuara, si një formë për t’i ndihmuar në procesin e rehabilitimit.
Sigal