Udhëzues për mundësitë e BE-së për arsimin, formimin profesional, rininë dhe sportin

498
Nëpërmjet programit Erasmus+, Bashkimi Evropian mbështet një gamë të gjerë aktivitetesh në fushat e arsimit, formimit profesional, rinisë dhe sportit. Kjo broshurë tregon mundësitë kryesore që jep ky program dhe shpjegon se ku mund të gjeni informacion të mëtejshëm për këto fusha.

BE-ja po investon 14.7 miliardë euro për Erasmus+, një program i ri për arsimin, formimin profesional, rininë dhe sportin për periudhën 2014-2020. Erasmus+ është një program unik që synon të zgjerojë mundësitë për punësim dhe zhvillimin personal të të rinjve, si edhe të ndihmojë sistemet tona të arsimit, formimit dhe rinisë për një mësimdhënie dhe mësimnxënie që u siguron individëve aftësitë për të cilat kanë nevojë në tregun e sotëm të punës dhe në shoqëri, si edhe për të ardhmen. 
Sigal